Kryeministri Edi Rama publikoi sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Rama deklaroi se Kryetare e Kuvendit do të jetë Lindita Nikolla. “Lindita Nikolla, një grua me një kontribut e përvojë të gjatë në familjen tonë politike është shembull i përkushtimit në kryerjen e detyrës dhe politikane karriere”, tha ai.
Ndërkohë për sa i takon kabinetit qeveritar Rama tha se:
Zv.kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, i cili do të mbikëqyrë deri në fund rindërtimin.
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtjes, Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë, Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca
Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës, Elva Margariti.
Po ashtu, qeveria e re do të ketë 4 Ministra Shteti:
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi për Standardet dhe Shërbimet///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.