Në Greqi janë konfirmuar edhe rastet e para me variantin e ri të koronavirusit “Mu”. Mediat në vend raportojnë se gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë për këtë mutacion.
Ndërsa, përhapja e variantit Delta është pothuajse absolute pasi gjendet në 96.72% të shtameve të reja. EODY njoftoi sot se nga 921 mostra me interes të veçantë , të identifikuar në periudhën 07 korrik 2021 deri më 24 gusht 2021, 899 lidhen me Deltan dhe 22 të tjera lidhen me variantin Alpha.
Në Egjeun e Veriut, Epir dhe Greqinë Qendrore, mutacioni Delta gjendet në 100% të shtameve të reja me interes të veçantë, ndërsa një përqindje më e vogël regjistrohet në Ishujt Jon (89.80%). Gjithashtu vlen të përmendet fakti se kohët e fundit nuk janë identifikuar shtame të reja të Mutacionit M, të cilat sipas OBSH-së mund të jenë më rezistente ndaj vaksinave kundër Covid-19.
Në periudhën e mëparshme, 6 shtame Mu u identifikuan (B.1.621) në Atikë, Argolida, Arta dhe Eleftherios Venizelos. Që nga fillimi i testeve, Rrjeti Kombëtar të Mbikëqyrjes Gjenomike të virusit SARS-CoV-2 e deri më sot janë analizuar gjithsej 30,385 mostra të rasteve vendase.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI