SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, janë publikuar edhe vendimet e miratuara. Mësohet se Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Erlind Sulo, pas mbarimit të studimeve, masterit: Politika Publike dhe Bachelor, marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, për tri vite deri në dhjetor rë 2022 drejtoi Parku Kombëtar Butrint. Në qytetin e tij të lindjes, në Sarandë ai ka qenëdrejtues i FRSH, anëtar i Këshilli Bashkiak në Sarandë si dhe Anëtar i Këshillit të Qarkut Vlorë. Erlin Sulo, nga dhjetori i 2022 deri në tetor 2023 ushtroi funksionin Këshilltar i Ministrit në Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në tetor 2023 deri janar 2024 u emërua Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Në mars 2024 deri në gusht 2024 ishte Administrator – Korporata ElektroEnergjetike Shqiptare dhe nga gushti 2024 deri sot Erlind Sulo ushtroi detyrën si drejtor ekzekutiv në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Nga sot me vendim të Këshillit të Ministrave ai emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.///

error: