Në 17 shtator të gjithë duhet të jemi në koncertin që Ermal Meta do të mbajë në Tiranë, kjo sepse këngëtari ka përgatitur një surprizë për publik shqiptarë që e zbuloi sot ekskluzivisht për Report Tv. Ermal Meta do të këndojë shqip, për publikun shqiptar që sigurisht e ka veçuar nga të gjithë, si më të veçantin.
“Do jem në datën 15 në Tiranë. Po e pres me padurim, në karrierën time kam bërë mbi 1 mijë koncerte, por kjo është hera e tretë në Shqipëri dhe këto kanë qenë herët me më shumë emocion, sepse është vendi im, kthehem në vendin ku kam lindur dhe publiku shqiptar më jep një emocion shumë të veçantë, herën e parë në 4-5 këngët e para mezi mbaja lotët. Nuk i kam marrë masat për këtë koncert, nuk dihet si ndodh. Këngët që kam zgjedhur janë ato që kanë pasur sukseset më të mëdha, ajo në Sanremo, ato që kanë dalë si singël, duhet të jenë 26 këngë, por përgatis një surprizë të vogël për vëllezërit dhe motrat e mia, sepse unë nuk jam mësuar që të mësoj shqip, e di që është turp i madh, por dua të them të vërtetën. E kam filluar këngët në gjuhën italiane dhe melodinë e kam mësuar në gjuhën italiane, por do mundohem që të bëj diçka më të bukur”, tha ai.(Report TV///)
ME SHUME LAJME
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore
Info PLUS. Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh, drejt UNESCO-s
“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime