SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Escobar për koalicionin Meta-Berisha: Qytetarët të mos kthehen pas, kur mund të shikojnë nga e ardhmja

 I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi në një prononcim për Report Tv, lidhur me koalicionin Meta-Berisha se, “nuk e di pse njerëzit duhet të shohin mbrapa në të shkuarën, për aq kohë sa mund të shikojnë drejt së ardhmes”.

I pyetur se sipas të gjitha gjasave, e konfirmuar kjo edhe në sondazhe, aleanca mes Berishës dhe Metës është forca kryesore opozitare në vend dhe a do të bashkëpunojë SHBA me Berishën si drejtues opozitar, Escobar theksoi se, “do të preferoja të mos komentoja shumë rezultatin zgjedhor, por dua të sjell në vëmendje progresin që ka bërë Shqipëria për këto 30 vite”.

“Shqipëria ka ecur përpara në integrimin euroatlantik dhe ka ngritur nivelin e besueshmërisë në arenën ndërkombëtare që kurrë nuk e ka pasur më parë, dhe ka shumë sfida që duhet të përfshihen në programimin e axhendën”, theksoi Escobar.///

error: