SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Escobar: Pres vazhdimin e marrëdhënieve me PD. Basha: Të vendosur në luftën kundër korrupsionit

Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi nje dite me pare edhe takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimi me kryetarin e PD-së Basha, zyrtari i lartë i SHBA-së Escobar në një prononcim për mediet tha se, “jam i kënaqur që ndodhem në Tiranë. Është vizita ime e parë në Shqipëri dhe më kanë rezervuar një mikpritje shumë të ngrohtë”.

“Isha gjithashtu i lumtur që pata mundësi të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe integrimit evropian, si dhe luftën kundër korrupsionit. Jemi gjithashtu të kënaqur që jemi pjesë e kësaj përfshirë dhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë edhe sanksionet. Por, për ta kthyer këtë në realitet, do të nënkuptoj dhe kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare”, tha Escobar.

Po ashtu, Escobar shtoi se, “do të pres me kënaqësi që të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite dhe gjithashtu dhe pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD. Dhe gjithashtu pres me kënaqësi që unë ta takojë Bashën në Uashington sapo të ketë mundësi”.

Pas takimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si një interes kombëtar i SHBA dhe është edhe më shumë interes kombëtar i Shqipërisë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres sot në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, përfaqësuesin e Lartë të shteteve të Bashkuara të Amerikës, Escobar. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si një interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe më shumë interes kombëtar i Shqipërisë. Është ajo për të cilën Partia Demokratike, ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se gjithçka tjetër në këto 8 vite. Që nga iniciativat tona për dekriminalizimin e politikës, tek miratimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi sipas përcaktimeve të Venecias, me insistimin e Partisë Demokratike, tek ligji për SPAK-un dhe BKH-në, po kështu të miratuara me iniciativën dhe ndryshimet Kushtetuese dhe ligjore të Partisë Demokratike dhe mbështetjen amerikane, tek iniciativa jonë për vetingun e politikanëve për të pastruar politikën nga krimi i organizuar, të gjitha këto dëshmojnë se Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që është kyçi për zgjidhjen e gjithë problemeve që ka Shqipëria sot. Nga demokracia e plagosur rëndë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, tek sundimi i ligjit dhe dhënia fund të pandëshkueshmërisë dhe siç e kemi parë tashmë me një hap të shpallur, siç është ai i sanksioneve siç edhe ai ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë, edhe sa i përket pra midis politikanëve të korruptuar, oligarkëve dhe krimit të organizuar”, u shpreh Basha në një prononcim për mediet./ata///

error: