Përfaqësues te Programit ReLoaD2, zhvilluan nje dite me pare kryebashkiakun Adrian Gurma ne kuader te Thirrjes te kesaj Bashkie per projekte ne fushat prioritare te saj siç jane ajo sociale, turizmi, mjedisi, kultura dhe trashegimia.
Grupi i eksperteve te programit ReLoaD2 kryesohej nga Entela Lako. Lidhur me kete takim pune ne kuader te trajnimit dy ditor me perfaqesues te shoqerise civile ne Sarande per aplikime pas thirrje per projekte Gurma u shpreh se ” Pas publikimit të thirrjes sonë të parë, për aplikime në projektin #ReLoad2, pata kënaqësinë të prisja dhe të shkëmbenim përvoja dhe opinione me përfaqësues të këtij projekti, të kryesuar nga znj. Entela Lako, mbi prioritete tona kryesore në fushën sociale, turizëm, kulturë dhe mjedis.”

Objektivi i përgjithshëm i programit ReLoaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse dhe procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor në Bashkimi Evropian (BE) nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile dhe të rinjve për të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe duke stimuluar një mjedis ligjor dhe financiar të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile.
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi