“Piranjat” në Abc, këtë të martë kanë sjellë një histori krejt të pazakontë. Brendoni nga Saranda i ka kërkuar ndihmë “Piranjave” për të shpëtuar nga duart e hekurta të ish-bashkëjetueses së tij.Siç dëgjoni dhe në video Brendoni ndihet krejt i pambrojtur nga dhuna verbale, të sharat pa fund por dhe shpullat që i vijnë herë pas herë nga ish-bashkëjetuesja e tij.
Brendoni tregon se pas 6 vitesh bashkëjetese u largua nga gruaja, pasi kjo e fundit ushtronte dhunë mbi të, por dhe dhunë verbale mmbi punonjësit e lokalit.Pas ndarjes nga gruaja e parë, brendoni lidhet me një tjetër, e cila është me origjinë nga Greqia.Duket se kjo lidhje nuk i ka pëlqyer aspak zonjës së parë, e cila kthehet në lokal, dhe dhunon Brendonin por edhe bashkëshorten e tij të re, duke i hedhur raki në fytyrë.
Ajo që tërheq më shumë vëmendje, është se nga fillimi e deri në fund të komunikimit, zonja nuk i heq nga goja fjalët më të ndyra që mund të gjesh në fjalorin shqiptar, madje herë pas here merr borxh edhe nga fjalori grek.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI