SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

EURO 2020 – Elefanti ”fallxhor”: Gjermani-Hungari del barazim

– Elefanti ”fallxhor” i kopshtit zoologjik të Hamburgut ka bërë të ditur se Gjermania do të barazojë në ndeshjen e fundit të grupeve në Euro 2020 kundër Hungarisë.

Yashoda, 42 vjeç, zgjodhi të dy flamurët në kutinë ku ndodheshin, në kopshtin zoologjik Hagenbeck: atë gjerman dhe atë hungarez.

Yashoda arriti të gjente me saktësi se Gjermania do të humbiste ndeshjen e parë në Euro 2020 kundër kampiones së botës Francës si dhe do të mundte Portugalinë në ndeshjen e dytë.

“Ne jemi shumë krenarë për instiktet e tij dhe do të jemi të lumtur nëse ai parashikon saktë edhe ndeshjen e tretë”, thanë zyrtarë të kopshtit.

Një barazim do ta çonte Gjermaninë në fazën e eliminimit direkt dhe Hungarinë të eliminuar nga Euro 2020. /dpa_atsh///

error: