Plazhi i Dhërmiut ishte sot foto e ditës e agjencisë prestigjioze britanike të lajmeve, Reuters.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foton e publikuar nga prestigjiozja britanike, një promovim ndërkombëtar ky i brigjeve shqiptare.
“Dhërmiu ishte foto e ditës në Reuters”, tha Rama, ndërsa publikoi foton.
Fshati turistik i Dhërmiut është i vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta.
Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit.
Shëtitorja e bregdetit të Dhërmiut, një prej investimeve të fundit të realizuara në bashkinë e Himarës, e cila ka transformuar plotësisht plazhin në këtë pjesë të bregdetit të Jugut, një ndër hapësirat më atraktive të turizmit në Shqipëri./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI