Everest Elmazaj, është emri i drejtorit te ri të Parkut Kombëtar Butrint
Elmazaj, më parë, specialist i mjedisit , prane Parkut Kombetar tani do te jete ne krye te ketij Institucioni. dhe të Zyrës së Administrim – Koordinimit, Butrint.

Pavaresisht moshes se re, Everest Elmazaj eshte nje specialst me përvoje në fushën mjedisit dhe te zbatimit të disa projekteve.
Ai zevendësoi ne kete detyre Eri Sulon i cili largohet nga Parku Kombetar i Butrint per nje post , me gjasë pranë Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Burime mediatike thane se ky zhvillim pritet te behet publik së shpejti.

Ndryshimi i mesiperm vjen ne nje kohe kur menaxhimi i Butintit ka hyre në një faze të re. Nën drejtimin e Sulos, Butrinti shënoi nje rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve vitet e fundit po edhe te te ardhurave gjithashtu. /sarandaNews.al//
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë