SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Evidentimi i vlerave është detyrë qytetare.

Nga Çapajev Zera/

Para pak ditesh u nda nga jeta Z. Skender Muho, nje qytetar model, nje mesues i dashur dhe nje njeri me virtytin e miresise.

Per ta njohur me mire Skenderin duhet vendosur ne serine e figurave te nderuara te arsimit: si Lame Xhama, Fejzo Mehmeti, Femi Qelepiri, Vasil Partali, Agim Xhiku, Xhorxhi Vasili, Apostol Nika etj.

Permasa e titullit te mesuesit ju rri pak si ngushte. Keta, meritojne emrin e edukatorit. Keta dhe Skenderi mes tyre jane edukatore te shume brezave qytetare qe brumosen shpitrat dhe mendjet e tyre me cilesite me te denja per njeriun. Metoda e tyre ishte fjala, shembulli personal dhe humanizmi.

Ata ishin njerez te dijes dhe njekohesisht autoritete morale, protagoniste real te jetes qytetare. Roli i tyre per brezat eshte pasqyrimi shkalles se emancipimit dhe krijimit te komunitetit ne qytetin tone heterogjen.

Ata ishin njerez te pergjegjshem dhe si te tille, ishin dinjitoze dhe pikerisht kjo cilesi, si themel i personalitetit, i bente ata figura me vlere ne qytet.

Pra Skenderi, eshte pjese e kesaj elite qe i kushtuan jeten e tyre me vokacion e modesti edukimit te brezave.

Cdo shoqeri ka nje hierarki vlerash qe eshte dhe krenaria dhe shembelltyra cilesore e saj ose modeli dhe duhet te ruhet ne memorjen e qytetit si shembull, sidomos per mesuesit,. Edhe si nderim e mirenjohje e vleresim per punen e tyre si baze e trashegimise se vlerave.

Me pak fjale, ata ishin ndergjegja e kohes se tyre ne ceshtjen me fisnike te edukimit te njeriut. Pare ne kete rrafsh, figura e Skender Muhos, del ne pah si nje njeri me kulture, i thjeshte dhe i vetedijshem per rolin fisnik ne shoqeri.

Humbja e njerezve te tille si Skenderi shkaktojne keqardhje jo vetem si humbje jete njerezore, por edhe si vlera te paperseritshme. Dhe deri diku, te tille njerez, prishin dhe raportin midis te mires, dhe po perdor nje eufemizem, te kundertes se saj ne shoqeri. Lamtumire! Skender Muho .

Me mirenjohje Capajev Zera.///

error: