Zbatimi i nismës “i dua lulet në dritare” i ndërmarrë nga Bashkia Gjirokastër, mundësohet në nisje të sezonit turistik të verës, në qytetin e gurtë.
Sipas kryebashkiakut Flamur Golemi, Gjirokastra është një qytet që karakterizohet nga guri dhe druri, por duhet edhe lulja aq më tepër për hijeshinë e dekorit të qytetit të vlerësuar edhe nga turistët.
“Ne si bashki kemi çelur një nismë, që të gjitha dritaret e kateve të dyta të Pazarit karakteristik të mbushen me lule, duke krijuar një dekor të veçantë në fasadat e godinave të gurta”, pohon Golemi.
Gjirokastra është një qytet që spikat për kulturën e mbjelljes dhe kultivimit të luleve. Krahas atyre karakteristike si borziloku, manxurana, mëllaga, etj. dhe llojet e tjera të luleve hijeshojnë oborret karakteristike dhe dritaret e shtëpive. Nisma e ndërmarrë së fundi nga bashkia synon të gjejë mbështetjen e banorëve dhe bizneseve të kultivimit të luleve./Blerim Kore-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.