Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar së bashku me bashkëshorten e tij Xhoana, në qendrën e votimit në kryeqytet e më pas ka dhënë edhe një mesazh për mediat.
Në fjalën e tij, Fatos Nano kishte edhe një mesazh për fituesit dhe humbësit që do dalin në këto zgjedhje.
“Të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim se më në fund një pjesë do gëzohen një pjesë do mërziten.
Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë e shpresoj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten e mos t’i mbajë shumë, ky ishte urimi”, tha Nano.
I pyetur “si ju duket pjesëmarrja në votime, a është shenjë pozitive për ndryshim?”, Nano dha këtë përgjigje:
“Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI