Ferma gjigante e kanabisit në malin e Olimpit në Greqi i njohur ndryshe dhe si mali i “Zotave”, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat shkruajnë se atë që kanë parë në shtetin e tyre mund ta shohësh vetëm në Netflix.Sipas asaj që shkruan “Protothema” mafiozët shqiptarë në bashkëpunim me ata grekë kishin arritur që të ngrinin një plantacion gjigant në majën e Olimpit, aq sa edhe shteti e pati tmerrësisht të vështirë që të ndërhynte.
Mediat shkruajnë gjithashtu se aty mund të gjeje gjithçka, nga uji, deri tek sendet më të vogla që ju nebojiteshin punëtorëve për mirëmbajtjen e fermës.Ndërsa bën paralele me serialin e njohur në Netflix, “Narcos”, Protothema raporton se autoritetet në vend lokalizuan një supe-parcelë prej 40 hektarësh në pesë nivele që do të prodhonte në fazën e parë më shumë se 11 tonë kërp të cilësisë së parë ndërsa fitimet pritej të kalonin 40 milionë euro.
“Biznesi” i madh nisi një vit më parë, me prerjen e qindra pemëve në anën lindore të Olimpit, në lartësinë 1500 metra, krijimin e një sistemi të posaçëm vaditjeje të gjatë disa kilometra nga burimet e Olimpit dhe më pas dhjetëra mushka u përdorën për të transportuar lëndët e para, veglat, por edhe të korrat e “arta”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit