Një 30-vjeçar shqiptar në Greqi është qëlluar me armë zjarri nga punonjësit e policisë gjatë një aksioni policor në Athinë.
Uniformat blu nisën një operacion në orën 06:00 të mëngjesit sipas orës lokale greke në rezidencën e studentëve pranë Universitetit të Teknologjisë, pas dyshimeve se këto ambiente përdoreshin për trafik droge dhe shërbenin si bazë për të grumbulluar sende dhe objekte të grabitura.
Por teksa zhvillohej aksioni i policisë, një efektive u ndje keq dhe u largua nga vendngjarja. Gjatë kohës që po shkonte në makinën e saj për t’u larguar, policja u sulmua me kaçavidë nga një shqiptar rreth 30 vjeç.
Forcat e policisë greke u detyruan që të ndërhynin dhe qëlluan me armë në këmbë shqiptarin duke e lënë të plagosur. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 30-vjeçari është arrestuar. Në pranga ka rënë edhe vëllai i tij. Të dy jetonin në rezidencën studentore. Deri më tani policia greke ka arrestuar 9 persona gjatë aksionit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI