Mijëra besimtarë bektashinj kremtojnë sot festën e Abaz Aliut në malin e Tomorit në Berat.
Në ditën e Abaz Aliut, shenjtit të adhuruar të besimtarëve bektashianë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përshëndeti pelegrinët që janë ngjitur në Tyrben e Abaz Aliut dhe Teqenë e Kulmakut, në Malin e Shenjtë të Tomorit.
“Qindra mijëra pelegrinë, besimtarë bektashianë, por edhe të të gjitha besimeve, qytetarë nga Shqipëria, diaspora dhe bota, çdo fundgushti në datat 20-25, ngjiten, festojnë e gëzojnë në Olimpin shqiptar”, u shpreh Spiropali.
Ky kremtim fetar, sipas saj, “është shndërruar tashmë në një koncert të madh popullor besimi, gëzimi, përkushtimi, shprese e mbrothësie”.
“Prej Baba Tomorit shpërndahen mesazhe mirësie, shëndeti e paqeje. Le t’i bëjmë këto vlera të komunitetit bektashian pjesë të vlerave e të jetës sonë”, tha Spiropali.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI