SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Festa e Midhjes rikthehet në Ksamil më 30-31 maj.

 Festa e Midhjes rikthehet në Ksamil, më 30 dhe 31 maj 2025, duke sjellë një përvojë autentike mesdhetare që ndërthur gastronominë me kulturën dhe argëtimin në bregdetin e mrekullueshëm të jugut.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ftoi qytetarët të bëhen pjesë e festës duke theksuar se “Festa e Midhjes e kthen Ksamilin në një skenë mesdhetare shijesh, ndjesish e emocionesh me dekor valët e detit dhe perëndimin e diellit”.

“Një traditë që feston vlerat dhe produktin lokal, na fton jemi të gjithë së bashku në Ksamil, për t’i dhënë mirëseardhjen një sezoni turistik veror si asnjëherë më parë”, nënvizoi Kumbaro.

Festa e Midhjes është një nga aktivitetet më të veçanta të sezonit turistik në jug të Shqipërisë dhe synon të promovojë produktin unik të zonës – midhjen e Liqenit të Butrintit, e njohur për cilësinë e saj të lartë dhe shijen karakteristike.

Festa e Midhjes ka nisur si një iniciativë për të promovuar kulturën kulinarike të zonës dhe për të nxitur zhvillimin e turizmit gastronomik. ///

error: