SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Finiq. Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti nga rruga përfundon në kanal, drejtuesi i plagosur, në spital

Një aksident rrugor u shënua sot në mesditë në aksin rrugor Vrion – Krane, në kthesën e Finiqit, kur një automjet doli nga rruga duke u përmbysur në kanalin buzë rrugës automobilistike .

Sipas burimeve në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, shtetasi Aleksandër Xhuvani, rreth 50 vjeç.

Mësohet se në vendngjarje mbërritën në kohë ur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur dhe transportiin e tij në urgjencë drejt spitalin” “P.Nako” të Sarandës për ndihmë mjekësore.

Të njejtat burime bënë të ditur drejtuesi i automjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, duke kryer edhe testin e alkoolit te drejtuesi i mjetit.///

error: