Një aksident rrugor u shënua sot në mesditë në aksin rrugor Vrion – Krane, në kthesën e Finiqit, kur një automjet doli nga rruga duke u përmbysur në kanalin buzë rrugës automobilistike .
Sipas burimeve në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, shtetasi Aleksandër Xhuvani, rreth 50 vjeç.
Mësohet se në vendngjarje mbërritën në kohë ur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur dhe transportiin e tij në urgjencë drejt spitalin” “P.Nako” të Sarandës për ndihmë mjekësore.
Të njejtat burime bënë të ditur drejtuesi i automjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, duke kryer edhe testin e alkoolit te drejtuesi i mjetit.///
ME SHUME LAJME
Mbahet protesta e 79-të në Tiranë me të njëjtat kërkesa
Ksamil. Gjetur pa shenja jete 20-vjeçari francez.U godit me thike nga një 29-vjeçar nga Hasi
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?