Bashkia e Finiqit i kerkoi ne meyre t eperseritur qeverise greke te rihape PKK te Qafe Botes.
Ne nje leter zyrtare qe kreu i Bashise Finiq Kristo Kico i dergoi Nikos Hardalias, Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve dhe Menaxhimit të Krizave, argumentophet nevoja e hapjes se menjehershme te vendkalimit kufitar te Qafe Botes (Mavromati) .
Autoriteti vendor i Finiqit permend sitiaten e veshtire te shkaktuar nga pandemia anticovid -19 dhe nevojen për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve të Bashkise po edhe te bashkive te tjera fqinje nga PKK e Qafe Botes.
Aq me teper ne rrethanat e krijuara se fundi ne PKK e Kakavijes ku radha kilometrike e automjeteve qe presin te kalojne kufirin drejt Greqise, ne temperaturat e nxehta te gushtit; behet me e mprehte nje pergjigje pozitive nga autoritetet helene per kerkesen zyrtare te Bashkise Finiq..
“Qëllimi ynë duhet të jetë të lehtësojmë, jo ngarkesa e qytetarët tanë, veçanërisht në këto periudha të çuditshme të pandemisë.-thekson mes te tjerah ne kete kerkese zyrtare kreu i bashkise Finiq, Kristo Kico.///R-SR///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari