SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Finiq:  Bashkia  organizon veprimtari për Ditën e Gruas

Nga Panajot BOLI

Në Qendrën Kulturore’Katina Papa” të Livadhjasë, Bashkia e Finiqit organizoi një veprimtari kushtuar Ditës së Gruas.

Promotor i veprimtarisë ishin bashkëpunimi i tri shkollave , Finiq, Mesopotam e Livadhja. Mekete rast, duke bashkërenditur punën me drejtoritë e shkollave dhe ZA, ishte shpallur një konkurs për krijimet me të bukura të nxënësve në poezi, ese, pikturë me temën për ditën e nënës dhe gruas. Një juri me specialistë përcaktoi punimet me të mira dhe ndanë çmime të shoqeruara me dhurata.

Veprimtarinë e hapi drejtori i ZA Finiq-Dropull Ziso Lluci,i cili foli për rolin dhe vendin qe zë figura e gruas në familje e shoqeri.Gjithashtu ai përgëzoi për masivitetin dhe punën mjaft të mirë të nxënësve në punimet e tyre individuale krijuese në poezi, ese , pikturë duke nxjerrë në pah talentet e reja dhe punën cilesore qe behet në shkolla në zbulimin, përkrahjen dhe mbeshtetjen qe marrin.  Lluci falenderoi gjithashtu edhe bashkinë për këtë bashkëpunim dhe përkrahje qe u jeop shkollave sidomos nxenësve qe kanë prirje krijimtarie.

Grupet e valleve të shkollës Mesopotam e Livadhja, me kostume popullore,  elektrizuan sallën me vallet e kengët e tyre të bukura .

Salla duatrokiti me ngrohtësi violiniste Alisja Hysi dhe Ervisa Ahmeti të shkollës së Mesopotamit, si dhe pianisten V. Gudi të Livadhjasë. .Recitimet e nxënësve me talent duke filluar nga kopshtet ku mori pjesë edhe Dermishi;  krijuan një atmofere festive.

Në fund juria shperndau çmimet me dhurata për krijuersit më të mirë. Drejtori i ZA Ziso Lluci dorëzoi të nxënësja e shkollës 9-vjeçare Mesopotam Theotiana Nathanaili  Çmimin e Parë,  për poezi./SARANDANEWS.AL///

error: