I ashpër ka qenë në qëndrimin e tij Helidon Bushati, i cili i ka thënë Bashës se ai dhe Berisha janë përgjegjës për shkatërrimin e PD-së.
Teksa demokratët janë përçarë në dy kampe, një pjesë me Bashën e një pjesë me Berishën, Bushati ka vënë theksin te nevoja për një kongres pajtimi.
“Nuk e kuptoj deklaratën tënde. Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet kongres pajtimi. Të bashkohemi. Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të Shtëpisë së Lirisë të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa”, ka thënë ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI