DREJT PËRFUNDIMIT QENDRA E KULTURËS SË DHROVJANIT. Punimet po kryhen në kuadër të porgramit MileSTONES II IPA CBC Greece- Albania “Për inkurajimin e zhvillimit të turizmit përmes ruajtjes dhe promovimit të burimeve kulturore dhe natyrore ndërkufitare “, filluan më datën 18.05.2020.

Bashkia në këtë program ndërkufitar bashkëpunon me bashkinë e Dodonës dhe me dy Drejtoritë rajonale të monumenteve të Janinës dhe Vlorës.
Inspektimin e punimeve në qendrën e kulturës së Dhrovjenit realizoi këto ditë kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço.

Me përfundimin e kësaj vepre, autoriteti vendor do të bëjë edhe ndërhyrje të tjera pasi Dhrovjani është një nga destinacionet e mundshme më të pasura monumente kulturore dhe natyrë, të përshtatshme për mikpritjen e turistëve,-tha kryetari i bashkisë Kiço gjatë inspektimit te punimeve në këtë fshat./R-SR///
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore