FINIQ/ Rruga Dhiver-Leshnice e Siperme e konsideruar edhe si unaza malore e minoritetit grek qe do t’i nxirte nga harresa dhe braktisja fshatrat malore ; mbetet sot e gjithe diten nje investim i munguar.
Turiste te ndryshem nga disa vende te Europes ende ndermarrin “aventuren” e udhetimit me autovetura te larta ose motore ne aksin Dermish-Dhiver–Leshnice e Siperme per te dale me tej ne Dropull e Kakavije.

Por dhjetra familje minoritare me origjine nga fshatrat e kesaj zone, prej 30 vitesh ne Greqi, tashme jane lodhur nga informacionet se nje dite rruga kryesore qe i shpie ne fshatrat e origjines, nje dite do te asfaltohet, sikurse ne vendin fqinj nuk ka asnje fshat qe nuk lidhet em asfalt.

Sipas kryetarit të Bashkisë Finiq, Kristo Kiço, ndërtimi i rrugës Dhivri-Theollogo pritet të financohet së shpejti. Mesohet se , studimi per nje pjese te ketij aksi rrugor qe vleresohet edhe si Unaza malore e Minoritetit grek eshte dorezuar në Ministrinë e linjës qe ne fillimet e vitit 2020 .

Buxheti i vitit 2021 jep serish shpresë për të gjithë banorët për të parë nje ndryshim te pjesshem qe ndikon në jetën e tyre, pas kalvarit të rëndë të pandemisë dhe izolimit të vitit 2020.

Nderkohe, banoret e moshave te treta ne keto fshatra po pakesohen nje nga nje, me peshe e viteve, me syte nga rruga dhe portat e shtepive ku ne shumice, ka mbire bar nga mungesa e familjareve te tjere.


(Spitali Partizan-Leshnice e Siperme/FOTO: SARANDNEWS.AL)
Leshnica e Poshtme, me pese lagje te medha dhe mbi 1200 banore dikur, tani ka lagje me 3 banore po edhe me nje. Pertej konteksit te mesiperm social dhe infrastrukturor, frika nga virusi i ka ngujuar prane oxhakeve te nxjerrin tym tek-tuk si neper balada ////R-SR-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI