Ne nje atmosfere festive Partia MEGA kremtoi në Finiq 12 vjetorin e krijimit .

Kreu i kësaj force politike Kristo Kico tha se tashmë jemi forca më e madhe e Minoritetit Etnik Grek duke përfaqsuar zërin dhe mbrojtjen e të drejtave të këtij Minoriteti. Kico theksoi se “përfaqësimi jonë në Parlament me doktor Niko Kuri, ishte arritja më e madhe e vitit që lamë pas.


Në ceremonine e festës përshëndetën edhe deputeti i Thesprotisë në Parlamentin e Greqisë, Vasilis Jojakas, nenkryetari i bashkisë së Gumenicës, Mihal Gjika, kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, etj .

MEGA u krijua 12 vjet më parë me nismën e një grupimi intelektualësh nga zona e minoritetit. Sot kjo forcë politike ka një deputet në parlament dhe drejton bashkinë e Finiqit./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI