Ministria e Kulturës se Greqisë Lina Mendoni vizitoi sot Parkun Arkeologjik të Foinikes.

Gjatë qendrimit në kodrën ku ngrihej dikur qyteti antik ajo theksoi faktin se ky Park ka nevojë për një muze arkeologjik ku të prezantohen të gjitha gjetjet e germimeve dhe ekspeditave.

Mendoni kërkoi nga të pranishmit që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve për ngritjen e një qëndre muzeale ne Finiq. Propozimi është mirëpritur nga kryebashkiaku i Finiqit Kristo Kico i cili premtoi se do të ndiqte më tej këtë nismë mjaft pozitive jo vetëm për Finiqin por për gjithë zonën.

Më tej ministrja e shtetit fqinj vizitoi Manastirin e Mesopotamit dhe fshatin Dhrovjan./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature
Saranda vijon të tërheqë mijëra turistë, vlerësohet deti, mikpritja dhe çmimet
Si hyri gjirokastriti Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI