CERKOVICE(Finiq) U konstatuan duke ndërtuar pa leje, në tokë publike, arrestohet pronarja e objektit dhe 2 të punësuarar. Episodi ka ndodhur ne fshatin Cerkovicë te njesise administrative Dhivër ne Bashkine e Finiqit.
Policia tha se “Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.
Mesohet se në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve: E. K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit); I. I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë). Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI