SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FINIQ/ Nje e moshuar 82 vjece në Vrion u sulmua ne banesen e saj

FINIQ/ Nje e moshuar 82 vjece në Vrion u sulmua ne banesen e saj ne kushtet kua e moshuara jeton e vetme.

Burime te Radios “Saranda” nga vendgjarja bene te ditur se rreth ores 18 te se martes (29 dhjetor) nje person i paidentifikuara kerkoi te hyje ne banese duke mashtruar me emrin e nipit te Eftihia Gjonit 82 vjecares.

E moshuara dyshoi dhe e mbylli porten nga brenda por sulmuesi e ka shtyre dhe pasi e shtriu 82 vjecaren e goditi me grushta e shkelma duke e kercenuar edhe me nje thike.

E moshuara Eftihia Gjoni ka kerkuar ndihme dhe ky eshte çasti kur grabitesi eshte larguar pa arritur te kryej planin e tij te grabitjes se baneses.

Sipas burimeve te SARANDANEWS.AL, mesohet se policia ka mberritur ne nje kohe te shkurter ne vendin e ngjarjes fale edhe njofimit te banoreve fqinje me 82 vjecaren Eftihia Gjoni ne Vrion te bashkise Finiq.

Policia nisi menjehere hetimet per identifikimin dhe ndalimin e grabitesit,- thane burime policore.

Vjedhjet dhe grabitjet ne bashkine e Finqit kane qene rituale te perseritura ne disa fshatra ku, sikurse dihet, banoret qe ende jetojne aty, jane kryesisht te moshave te treta per shkak te emigrimit masiv nga 58 fshatrat e kesaj bashkie drejt Greqise

Periudha e pandemise dhe kufizimet e levizjeve ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek i ka bere te ndjehen edhe me te vetmuar banoret e kesaj bashkie .///SARANDANEWS.AL-R-SR///

error: