SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FINIQ/ Përmirësohet infrastrukura rrugore në Velahovë.

Fshati Velahovë në bashkinë e Finiqit, është një fshat malor dhe kohët e fundit paraqiti probleme në infrastrukturën e rrugës. Bashkia e Finiqit vendosi të nderhyjë me mjetet e saj si dhe me investime me bëton në disa segmente të veshtira.

Kryetari i Bashkisë zotit Kristaq Kiço  kishte premtuar përmirësimin e kesaj rruge  problematike. Pas një jave rresht, mekanizmat e bashkisë arriten të hapin kanalet anësore në terë segmentin prej 3,5 km nga rruga nacionale.

Firma hodhi material bigor në gjysmën e rrugës.  Pritet qe javën e ardhshme të hidhet edhe  ne pjesën tjeter. Vetem sot në dy segmente u hodhen 50 m/ kub beton, ne rreth t 180 m linear  te rrugës.

Sipas Taqi Thanasit, drejtor I sherbimeve ne bashki, “Rruga eshte pare si  parë si prioritet pasi u sherben banorëve, por edhe një firme qe mbledh sherbel,  pasi dihet qe Velahova është një destinacion i mbledhjes se bimeve medicinale.”

Thaanasi tha  se punimet kryhen me cilesi dhe nga vetë punonjesit e kesaj bashkie, gje qe ul shumë koston.

Sipas  kryetarit te fshatit Velahove , Grigor Naçit,  “Bashkia ndihmoi me mjetet e saj edhe për përmirësimin e rrugës për në varreza si dhe parkingun  jashte ketij objekti public..

Naçi tha se po kërkojne  një mbeshtetje nga fshatarët të kontribuojnë edhe ne  përmirësimin e rrugëve te brendshme te fshatit.///R-SR///

error: