Ndër bashkitë e Jug Perëndimit të vendit , Finiqi duket se është ndoshta e vetmja që nuk e ka harruar mbjelljen e pemëve në muajit e famshëm “të pyllëzimeve”.
Në këtë bashki, këto ditë po mbillen rreth 1000 pemë dekorative në mjediset publike. Sekretari I përgjithshëm I kësaj Bashkie Vangjel Xhaferi, bëri të ditur për SARANDANEËS.ALse pemët decorative po mbillen me punonjës te vetë bashkisë kryesiosht në kryqëzimin e Kranesë, te Çezmat e Ardhasovës, në Livadhja etj,.

Sipas Xhaferit, “Mbjellja e pemeve do te vijoje edhe ne kuptimin e kurimit te imazhit turistik te kesaj Bashkie me nje territor te gjere dhe me mjaft resurse turistike, natyrore, kulturore e historike”.

Sipas përgjegjësit të sektorit të gjelbërimit Mihal Çakuli, “E gjithë sasia e pemëve decorative do të mbillet kryesisht anës së rrugëve nacionale si dhe në ato raste kur pemët e mëparshme janë tharë ose dëmtuar:”./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore