SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Finiq. Restaurim dhe konsolidim i monumentit “Puset e Vjetra” në Dhrovjan

 Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, ka filluar punimet e mirëmbajtjes, restaurimit, konsolidimit në objektin monument kulture Kat. I-rë, “Puset e vjetra” të cilat ndodhen në fshatin Dhrovjan të bashkisë Finiq, “Puset e vjetra” jane pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, për vitin 2023.

Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, zbatimi i punimeve të mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit konsiston kryesisht në ndërhyrjen restauruese në: pastrim i monumentit, restaurim i disa seksioneve murale të puseve, restaurim i kalldrëmit në faqen ballore të puseve si dhe konsolidim i strukturës së puseve nëpërmjet fugatimit e plotësimit në zonat e degraduara, etj.

Dhrovjani është një prej fshatrave më të bukur malorë të kësaj krahine, i banuar që prej shekullit V, para Krishtit, kur qendra e banuar quhej Dryovis. 40 puset e Dhrovjanit u shpallën Monumente Kulture që në vitin 1979.///

error: