Një tjetër thesar i vyer i trashëgimisë sonë kulturore ka dalë në dritë, në kishën e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam.
Projekti i restaurimit vjen në zbatim të memorandumit të bashkëpunimit nënshkruar mes ish-Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Europiane për Monumentet Bizantine dhe Postbizantine.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi të pikturave murale, të cilat sipas tij, “po rilindin nga e para përmes restaurimit që po iu bëhet detaj pas detaji për të ruajtur dekorin autentik të tyre”.
Në Manastirin e Mesopotamit ndërhyrjet nisën prej datës 27 gusht dhe fokusohen në ndërhyrje konservuese/restauruese në pikturën murale të kësaj kishe.
Më herët, afresket kishin qenë të mbuluara nga llaçi dhe lyerjet me gëlqere.
Ndërhyrjet në këtë kishë, i përkasin fazës së parë të punimeve të parashikuara në një projekt, i cili është planifikuar të vazhdojë edhe në vitin 2025.(Maela Marini)///












ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre