VËZHGIM
-Nga sarandanews.al –
“KUJDES MAKINERITË!! Kjo është tabela ironike dhe e vetme e vendosur diku në boshtin rrugor Krane- Livadhja-Qafë Botë., pasi gjëkundi nuk duket asnjë makineri!
Prej shumë ditësh qindra e qindar drejtues të automjeteve jo vetëm të zonës së Finqit po nga krejt vendi që përdorin këtë rrugë, duhet të vuajnë dëmtimin e makinave, falë shurdhërisë së subjektit spërmarrës të rrugës që pritet një ditë të nisë riveshjen e kësaj rruge më asfaltobeton.
Burime zyrtare të Bashkisë Finiq bënë të ditur për SARANDANEWS.AL se është e njejta firmë sipërmarrëse që po punon aktualisht në asin rrugor Shijan-Shelegar-Ura e Gajdarit.
“Kemi dhjetra ankesa nga banorët për situatën e rrugës ,-tha sot per sarandanews.al, sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Finiq, Vagjel Xhaferi i cili e vuan edhe vet këtë situatë.

Sipas logjikës së firmës që punon në rrugën e mësipërme, rëndësi ka që një ditë aksi Krane -Livadhja do të nisë të riasfaltohet….
Deri atëhërë kush do të përgjigjet për pasojat?
Pritet që Bashkia e Finqit t’i drejtohet ARRSH (Autoritetit Rrugor Shqiptar) me një shkresë zyrtare ose mënyra të tjera komunimkimi për këtë problematikë.

Po deri atëherë, ARRSH dhe firma sipërmarëse do të kenë tapë në vesh për të mos dëgjuar askënd!(FOTO & Video: SpIro CAKULI) /SARANDNEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.