Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe në orët e pasdites edhe intervale kthjellimi.
Që në orët e para të 24-orëshit pritet të kemi reshje shiu e bore me intensitet të ulët e në juglindje më intensitet deri mesatar.
Për shkak të masave ajrore më të ftohta pritet që reshjet e borës me intensitet të ulët në formën e flokëve të dëborës të prekin kryeqytetin por edhe zonat bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 2-8m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/9 | Re diell |
| Kukës | -2/2 | Re diell |
| Lezhë | 3/9 | Re/shi borë |
| Dibër | -4/2 | Re borë diell |
| Durrës | 4/10 | Re shi/ borë |
| Tiranë | 2/9 | Re shi/ borë |
| Elbasan | 2/9 | Re shi/ borë |
| Berat | -1/10 | Re shi/ borë |
| Vlorë | 2/11 | Re shi/ borë |
| Korcë | -4/0 | Re borë |
| Gjirokastër | -1/6 | Re shi/ borë |
| Sarandë | 3/11 | Re shi/ borë |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI