Mirëmbajtja e monumenteve të kulturës vijon të jetë në qendër të vëmendjes së specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Ministrisë së Kulturës.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha sot se “së bashku me specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kultore Vlorë , Sektori Sarandë, u zhvillua një ekspeditë për gjendjen e konservimit të pikturës murale në Kishën e Manastirit të Shën Mërisë në Kostar dhe në Kishën e Manastirit të Shën Triadhës në Kardhikaq, Finiq”.
“Qëllimi i kësaj ekspedite është verifikimi dhe hartimi i projekteve të ndërhyrjes konservuese e restauruese në pikturën murale të këtyre dy objekteve “monument kulture”, si dy objekte me mjaft vlera dhe interes në këtë zonë”, – tha Margariti.
Kisha Shën Meria e Kostarit ngrihet në anën lindore të qytetit antik të Finiqit dhe ndodhet brenda një shpelle të natyrshme në malin Kostari. Pjesa veriperëndimore u ndërtua për herë të parë në 1332 dhe, më vonë, në vitet 1690-1770 u unifikua me pjesën tjetër.
Duke u gdhendur në shkëmb, manastiri mbart një vlerë të madhe dhe të rrallë historike; Kjo ndodh sepse ndër të tjera, gjatë okupimit osman, funksiononte si një shkollë sekrete, mësuesi i saj i fundit ishte Pilo Papa.

Kisha e Shën Triadhës nga tiparet tipologjike duhet ti përkas fundit të shek. XVI- fillimi i shek. XVII, ndërsa mbishkrimi që gjendet mbi portën hyrës tregon se ajo është pikturuar në vitin 1827/ata///
ME SHUME LAJME
Kulturë.Botime. U promovua në Sarandë libri i ri i Vangjel Agorës: “ATJE KU SHKËNDIJA E ARTIT SKENIK BËRI STREHË”
“Travel+Leisure”: Shqipëria – vendi evropian me plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine si Zvicra
Më 8 mars 1909 në Amerikë u festua për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Gruas