=’Thembra e Akilit për mjedisin-puna me shkollat -Nje tryezë mediatike me përfaqësues të GIZ-it, Bashkisë Finiq, shkollave dhe Qendres AJMMI-it me temë: Edukimi mjedisor në shkolla për çeshtjet e ndotjes nga plastika
Në vazhdim të projektit ‘Menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane dhe pakesim i plastikes:” e’ ku partnerë janë Bashkia Finiq , Qendra Angjencia AJMMI, dhe shkollat Finiq, Mesopotam, Livadhja, i mbeshtetur nga GIZ gjerman, në Finiq u organizua një tryezë mediatike ku fokusi ishte edukimi mjedisor në shkolla dhe roli i nxënesve si aktorë të rendësishëm për sensibilizim të komunitetit.
Në këtë projekt te GIZ gjerman qe nisi tre vite me parem, është përfshirë edhe Bashkia e Lezhës. Ishte në takim edhe kryetari i Bashkisë , Kristaq Kiço i cili e vuri theksin se ka vend për më shumë punë në ketë drejtim dhe sipas tij, puna duhet të nisë nga shkollat .Ajo do të jetë ‘thembra e Akilit’ dhe qellimi ynë kryesor. Nënvizoi se me shkolla vazhdon një bashkëpunim i frytshëm dhe ka një frymë pozitive . Ta thellojmë këtë bashkëpunim dhe në këtë rast përgëzoi stafet e shkollave qe ishin mjaft aktiv dhe promotorë me mesues e nxënës.


Nga ana e tyre koordinatorii shqiptar i Projektit gjerman GIZ, Gavrosh Zela dhe Yllka Sela, keshilltare prane Projektit verejten se kemi rezultate mjaft pozitive në 58 fshatra të Bashkisë Finiq në drejtim të mjedisit. Tashmë basemi i lumit të Bistricës është i pastërt nga mbetjet urbane dhe plastike, janë vendosur kosha në pika të rendësishme, verejmë një fytyrë të pastër në rrugët, sidomos në atë nacionale,dhe kjo falë angazhimit dhe seriozitetit qe tregoi Bashkia në këtë problem kaq të rendësishëm. Ata nënvizuan se gjithë kjo u arrit në sajë të mbeshtetjes së fuqishëm nga shkollat.
Në fjalën e tij Shkelqim Hajno, drejtor ekzekutiv i AJMMI-it, u fokusua në punën dhe bashkëpunimin me shkollat. ,duke nenvizuar se ishin poekrisht nxenesit dhe mesuesit e shkollave qe i dhanë një dinamizëm punës sensibilizuese për mjedisin me komunitetin. Jo vetem qe çdo shkollë ka skuadra të vullnetarëve të gjebert, kendet e tyre, por janë rritur kërkësat për më shumë vullnetarë dhe kjo na gëzon.Ishin nxenësit e shkollave të Finiqit, Mesopotamit, Livadhjasë qe ndermoren disa aksione për pastrimin e basemit të lumit të Bistricës, të Povllës, të fshatrave Mesopotam , Urë- Kranë, Livadhja e tjera.
Diskutoi ne Tryezen mediatike edhe kyetari i Bordit të AJMMI-it, .Panajot Boli, i cili meshoi te roli i shkollës,i aktivizimit të nxënësve në këtë problem kaq jetik, dhe është një zinxhir qe njohuritë qe marrin në shkkollë për edukimin mjedisor te lidhet me realitetin qe jetojmë. Në ketë projekt nxënësit , tha ai, janë aktorë kryesorë se janë ata me dinamikë dhe përcjellin te prindërit, te komuniteti frymën e re dhe qendrimin ndaj përdorimit sa më pak të plastikës, mbjetjeve urbane.Kurse kordinatori i AJMMI-it dhe keshilltari në Bashkinë e Sarandës Meto Nelaj, solli përvojën e tij, punën mjaft të mirë qe bëri me riciklike me mbetje plastike duke nxitur nxënësit të krijojnë edhe ata. Keshtu u hapen ekspozita, u bënë konkursë dhe u bënë trajnime të mesuesve. Kjo i dha impulse të reja punës për edukimin mjedisor. Ai tha , shikoni rrjedhen e lumit Bistricë, s’ka fare mbetje, i pastër, shikoni Kalasën plot mbeturina.

Puna jonë ka dhenë efekte mjaft pozitive. Në diskutimet e tyre Katerina Thodhori, Kristaq Thanasi , Sofika Spahu, nga stafi i Bashkisë, vunë në dukje efektet mjaft pozitive qe solli zbatimi i ketij projekti, por kërkohet me shumë ndergjegjesim dhe më shumë mbeshtetje për shkollat.
Bile K Thanasi tha se ishte një ndihmë e madhe makina e mbjetjeve, dhe koshat qe dha GIZ gjerman, por kemi akoma nevojë edhe për 100 kosha dhe një makinë transport të mbeturinave me kapacitet mesatar.Zoti Kiço premtoi se do të kerkoj edhe bshkëpunim edhe me Bashkitë fqinje, në menyrë qe ky projekt të këtë sukses, atë prioritet qe na dha Kryeministri në takimin e fundit, dhe të krijojmë ambjente dhe mjedise të kulturuara, të pastërta se Bashkia jonë i jep rendësi turizmit.//Nga Kooresp.i AJMMI-t ne Takim-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri