Nga Panajot BOLI/
GLIGOR NAÇI-NJERIU I PUNËS DHE I DASHURUAR ME FSHATIN DHE SHKOLLAT.
Ky do te ishte nje titul,lper dy fjale qe dot e thosha per njeriun qe e nisi punen e mesuesit nga fshati minoritar i Velahoves, në Markat. Mesues matematike dhe fizike. Dhe e përfundoi “udhetimin dhjetra vjeç në Finiq.
Një rrugëtim i gjatë në arsim, me shumë në drejtim të shkollave, si një organizator dhe drejtues i zoti. Jo vetem si aktivist dhe drejtues në Shoqatën e Arsimtareve të Minortetit Grek të rrethit të Delvinës, por edhe keshilltar për ca mandate, si dhe kryetar fshati.Por asnjëherë nuk është ndarë nga fshati i tij, Fshatrat e Minoritetit Grek çdo ditë po zbrazen, Gligori, mban gjallë fshatin të vogël Velahovën, duke qenë shembull i rrallë në Bashkinë e Finiqit.

Kur e zgjodhen kryetar të fshatit, ai u ngrit dhe tha: Nuk e bëj për të shtuar të ardhurat e mia , por të ndihmoj fshatin tim. Me dhemb fshati dhe rroga si kryetar do të jenë për fshatin, për rrugën, varrezat, e çdo investim për të.
– Nuk ishte hera e parë qe Grigor Naçi kontribuonte në detyra shoqerore, në krye të fshatit, keshilltar sa herë. Për të nuk ka rendesi të marrësh një post. Shpirti i tij thotë sa mund të ndihmoj fshatin dhe njerezit. Nuk ka investim në fshat ku nuk e ka futur duart në xhep Grigor Naçi duke kontribuar dhe bërë shembull.Bashkëfshatarët e tij thonë se është shpirti , zemra dhe dora e fshatit. Dhe e shikojnë në dritë të syrit.

Paçka se drejtor shkolle në Finiq, intelektual mjaft i përgatitur, nuk e ka për turp të thotë se shpirti im nuk ndahet nga fshati. Portretin e tij e zbukurojnë duart e tij të arta si kopshtar , si bletar, si usta, dhe mbi të gjitha humanizmi për njerezit dhe dashuria për fshatin e tij. ‘’Më zihet fryma në qytet, nuk mund të rri pa u marr me një punë’’ –thotë. Për çdo hall e problem në fshat zgjidhja dhe ndihma është e Gligorit.
Makina e tij edhe në mesnatë nuk ka heshtur për raste qe kanë të bëjnë me shendetin. S’ka ngelur bosh duke u ngjitur në fshat duke plotësuar pa asnjë përfitim kërkesat she nevojat qe kanë fshatarët e tij.Portreti i Gligorit është një portret i kompletuar, një intelektual vizionar, human dhe i dashuiruar me fshatin e punën. Ndersa është promotor për të mbajtur gjallë fshatin, ai është shembull i kontributit jo vetem për fshatin , por edher për zonën. Duke u bërë thirrje edhe bashkëfashatarëve të tij qe janë emigrantë, qe ta mbajnë gjallë fshatin e tyre, ai se fundi kontribuoi me 1000 euro///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI