Në bashkinë e Finiqit po vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit Krongj-Finiq .
Punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit po vazhdojnë me ritme të shpejta,-thane burime nga kjo Bashki.
Përfitues nga investimi i mesiperm,janë tetë komunitetet e fshatrave; Finiq, Vromero, Karahaxh, Vrion, Mesopotam, Shelegar, Bistricë dhe Çlirim.
Kryebashkiaki Kristo Kiço, gjatë inspektimit te fundit tek punimet e vepres u shpreh se ” Punimet po vazhdojnë normalisht që prej muajit mars 2021, ndërkohë që sipas parashikimeve, përfundimi i projektit të mësipërm do të jetë më i shpejtë, përpara afatit të përcaktuar, duke furnizuar me ujë të pijshëm dhjetëra familje, duke i dhënë fund një problemi kronik që mundon komunitetin lokal..”../SARANDANNEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore