/04/05/2020/ -ATSH-AFP/ – Më shumë se 3 479 220 raste infektimi dhe 245 576 të vdekur u regjistruan sot në 195 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 1 063 600 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 893 vdekje të reja dhe 80 626 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 510 , Brazili me 421 dhe Britania e Madhe me 315.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 877 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 77 713 të shëruar. 2 raste të reja infektimi u njoftuan midis të shtunës dhe të dielës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 148 004 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 67 155 vdekje dhe 175 382 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 28 884 vdekje për 210 717 raste, Britania e Madhe me 28 446 vdekje për 186 599 raste, Spanja me 25 264 vdekje për 217 466 raste dhe Franca me 24 895 të vdekur për 168 693 raste.
Europa – 1 546 197 raste (143 535 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 1 207 361 raste (70 908 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 248 359 raste (13 180 viktima).
Azia – 239 921 raste (9 089 viktima).
Lindja e Mesme – 185 142 raste (6 951 viktima).
Afrika – 44 122 raste (1 791 viktima).
Oqeania – 8 125 raste (122 viktima)./ a.jor.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI