SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fitorja e parë pa nënën/ Rama: Uroj që ajo të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse pa fund për ju të gjithë

“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije, me dashurinë pa kushte dhe me përkujdesjen e paepur, dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe që shpresoj që tani po më sheh nga atje lart, nëna ime, Aneta”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në fjalimin e fitores së zgjedhjeve të 25 prillit nga sheshi “Skënderbej”.

“Uroj që ajo të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse pafund për ju të gjithë, që për kaq shumë vite më besuat pa u lëkundur, më ndoqët pa u lodhur, më mbështetët pa pushuar, dhe sot së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve më dhatë përsëri privilegjin e jashtëzakonshëm që t’ju udhëheq edhe për 4 vite të tjera drejt majës ku do të vazhdojmë të ngjitemi me bekimin bujar të popullit sovran të Shqipërisë”, – tha ai.

Rama falënderoi shqiptarët kudo që ndodhen dhe kryesisht ata që morën pjesë në zgjedhjet e së dielës së 25 prillit.

“Faleminderit me shumë mirënjohje juve që jeni këtu me mua sot, juve që na ndiqni nga ekranet në Shqipëri, Kosovë apo emigracion, apo gjithë ju të tjerëve shqiptarë që nuk jeni të lidhur direk me ne tani, por që ishit me mua dhe për mua aty ku më shumë kishte rëndësi përpara kutisë së votimit të dielën e fitores tonë të përbashkët. Siç ishit ju aty për mua ditën që ju thirra për votën, do të jem unë për ju aty ku do të duhem, kurdo që do të duhem, në çdo ditë e natë të katër viteve që vijnë”, – tha ai.

Ai tha se një falënderim i veçantë shkonte “për gjysmën time më të mirë dhe të vetmen opozitë që unë nuk e mund dot, por kënaqem kur kam barazimin, Linda Ramën, mamanë e palodhur të Zahos, nënën krenare të Reas dhe shoqen besnike të Gregut”.

“Linda është guri që na mbledh, burimi që na ushqen dhe drita që na energjizon ne të katërve. Grua, shumë faleminderit! Faleminderit edhe Reas dhe Gregut që nuk na shkaktoni asnjë dhimbje koke, që s’keni asnjë lidhje me fodullëkun dhe llastimin, dhe që asnjëherë nuk i keni bezdisur apo nxehur njerëzit si disa fëmijë kryeministrash lart e poshtë, këtu e gjetkë, me mënyrën tuaj të jetesës! Jam shumë krenar për ju dhe uroj t’ju bëjë krenarë gjithnjë me punën time sot dhe me ndihmën e Zotit dhe me gjurmën e punës time nesër”, – tha Rama.

“Le të mbetet mes nesh këtu, si miq që jemi në shesh, por Zaho nuk erdhi se është pak i mërzitur. Zaho nuk arrin dot të pajtohet me faktin që unë i mora të gjitha votat dhe ai s’mori asnjë votë, megjithëse bëri fushatë në Vlorë. Tani është detyra e familjes tonë t’ia mësojmë me durim pse nuk duhet të mërzitet nga kjo puna e votave”, tha ai.///

error: