Kërkesa e sektorit privat për punësim në rajonin e Vlorës këtë vit parashikon një fluks shumë herë më të lartë të punonjësve të huaj krahasuar me vitin e kaluar. Zyra e punësimit ka disa qindra kërkesa nga subjektet e ndryshëm për punëtorë të huaj. Kjo kërkesë e lartë për punësimin e punëtorë të huaj, por jo vetëm, është reflektuar edhe në numrin e lejeve të qëndrimit që janë lëshuar nga drejtoria vendore e kufirit dhe migracionit të Vlorës.
Nga janari deri më tani kjo drejtori ka lëshuar 2720 leje qëndrimi për shtetas të huaj në Vlorë, Fier, Berat dhe Sarandë ku më shumëse gjysma janë për motive punësimi. Referuar këtij trendi, pritet që kërkesa për punëtorë të huaj të jetë akoma më e lartë në muajt në vijim, pasi me afrimin e sezonit veror, subjektet do të kërkojnë plotësimin e stafeve të tyre.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll