Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në Repolitix me Denis Mingën në Report Tv teksa ka komentuar procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është ndalur te akuzat ndaj tij si i përfshirë në “Masakrën e Peshkëpisë”.
“Ne merremi përsëri me rastin Beleri. Nuk e di sesa energji janë harxhuar me këtë, janë vënë marrëdhëniet mes dy shteteve në siklet. Ky nuk është rasti i parë.Çfarë përgjegjësie kemi ne si shtet apo ato forca që e kanë promovuar Belerin. Dua të them se ngjarja e 1994, *masakra e Peshkëpisë) ka ndodhur në kohën kur ka qenë president Berisha. Iu vranë tre ushtarakë një i plagosur.
Nuk e di a i kanë shkuar deri në fund në atë kohë çështjes… por tani që të promovosh një njeri që kryen një detyrë që i është dhënë nga jashtë…Jo vetëm në rastin e masakrës së Peshkëpisë që do mjaftonte ti hapej këtu një proces gjyqësor, që si duket është hapur dhe është mbyllur. Përse nuk iu hap që në atë kohe kur e hapi Greqia. Është e çuditshme”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI