– Të paktën katër persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, kur një varkë migrantë u mbyt në veriperëndim të ishullit të Kretës, deklaruan rojat bregdetare.
”Rreth 90 persona të tjerë arritën të shpëtojnë”, theksoi një zëdhënës i rojes bregdetare.
Roja bregdetare greke ka nisur një operacion shpëtimi për migrantët.
Të mërkurën, tre migrantë u mbytën kur një varkë tjetër u mbyt në detin Egje pranë ishullit Folegandros.
Dhjetëra njerëz që ndodheshin në atë varkë ende sot rezultojnë të zhdukur.
Incidentet ndodhin, ndërsa migrantët përpiqen të arrijnë në Greqinë kontinentale ose Italinë nga brigjet turke të Egjeut ose shtete të tjera lindore të Mesdheut.
Oficerët e rojes bregdetare greke vlerësuan se rreth 11 000 njerëz arrinin të shkonin në Itali në këtë rrugë gjatë muajve të fundit.
Nuk ka të dhëna zyrtare se sa persona kanë vdekur në këtë proces.
Migrantët duan të shmangin qëndrimin e gjatë në kampe në ishujt në lindje të detit Egje kur kalojnë Turqinë për në Lesbos, Kios ose ishuj të tjerë grekë./ ATSH-DPA///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës