– Qeveria greke është tërhequr nga planet për kërkesat e ashpra të testimit Covid-19 për njerëzit që hyjnë në vend, pas një breshërie kritikash nga drejtuesit e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Duke filluar nga e diela, kushdo që hyn në Greqi duhet të tregojë ose një test negativ PCR (reaksion zinxhir polimerazë) jo më të vonët se 72 orë ose një test të shpejtë jo më të vonët se 24 orë.
Rregulli fillimisht është vendosur të zbatohet deri më 10 janar.
Fillimisht, Athina kishte vendosur kërkesa më të rrepta, duke bërë thirrje që këdo që shkonte në Greqi të paraqiste një test negativ PCR jo më shumë se 48 orë pas mbërritjes.
Megjithatë, në një samit të BE-së dje, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz dhe të tjerë kundërshtuan testimin e detyrueshëm PCR për udhëtarët e BE-së.
Greqia, me 17 raste të konfirmuara të llojit të ri dhe më të transmetueshëm Omicron, dëshiron të parandalojë përhapjen e tij.////
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre