SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FOKUS/ Pas gjestit “Mirenjohje” per spitalin “P.Nako”

Nga Shkëlqim Hajno/

Gjesti ” Mirënjohje” i bashkisë Finiq  për spitalin  e Sarandës, është gjëja më e paktë që mund të bëjnë të gjitha bashkitë e rajonit Jug Perëndimor të vendit tonë përfshi Himarën për përkushtimin e stafit të shërbimit mjek e infermier në spitalin “Petro Nako”.

Ketu, nuk është fjala sipas sindromit shqiptar se kush “e ngriti flamurin i pari”.

 Sigurisht, bashkitë e jugperëndimi të vendit me epiqendrën gjeografike Sarandën, nuk kanë gjë në dorë  të rrisin pagat e personelit shëndetësor të Spitalit Sarandë, të vlesuar me”Mirënjojhje “nga bashkia Finiq.

Por, ai mjeku apo infermieri/ja i/e përkushtuar ne Spitalin e Sarandës, nuk kanë nevojë vetëm për para!

Kanë nevojë edhe për sadisfaksione të tjera morale.

Përtej honoreve leksikore e semantike të shpërndara, shpesh pa doganë nëpër rrjetet sociale; këshillat bashkiakë, titullarët dhe ekzekutivi i bashkive Sarandë, Delvinë, Konispol e Himarë, pa pritur asnjë miratim “nga lart”; mund të shprehin vlerësimet e tyre për punën e përkushtuar dhe pse jo (edhe sipas leksiikut ne inflacion të politkanëve të ditës), “heroike”  të stafit të personelit të Spitalit Sarandë, përfshi Drejtorinë vendore të Shëndetit Publik që realizon më pëkushtim te qytetarët, testet  për covid-19.

Askush, nuk i pengon këto struktura për të bërë edhe vlerësime të larta e  të merituara për tituj e dekorata në adresë të insitucionit të Spitalit “P.Nako” dhe mjekëve e personelit që  krijojnë ikonën e këtij shërbimi.

Dr.Niko Kuri, psh atje ishte dhe është.

Njerëzit e thjeshtë për shembull ne rajonin e Sarandes, përpara bashkive dhe këshillave bashkiake, ia ka në dhenë me kohe “titullin më të lartë” pavarësisht mungesës së artikulimit të një dekreti dhe propozimeve të formalizuara që nisin jo vetëm më një vullnet të mirë, po edhe me një vizion te munguar për te vlerësuar njerëzit e merituar të punës.

Tani, (pa kalkulime politike), jo kur të afrohen daullet dhe kakofonia e fushatës elektorale .//R-SR///SARANDANEWS.AL///

error: