Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se PD po bën gati kallëzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile, pasi sipas tij, ka nisur manipulimi i listave.
“Dëshmitë e qytetarëve janë të drejtpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit”, u shpreh Bardhi duke iu referuar një emisioni investigativ.
“Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve”, tha ai.
“Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorin e përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj, deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!”, tha Bardhi. /atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI