Nga Shkëlqim HAJNO


Bar-lulishtja, e famshme e Sarandës, me një histori te gjatë, e ndërtuar buzë detit ne periudhën midis dy Luftërave Botërore, do të bëhet, jo lokal, por Muze.


Lajmi u be i ditur së fundi nga goja e kreut të Bashkisë Sarandë , Oltion Çaçi.

Me këtë pohim, Çaçi u dha kështu fund hamendjeve, thashethemeve dhe “shikimit të filxhanëve” se …atë do ta marrin oligarkët…se atë, pasi e dogjën mirë e mirë për t’i hequr vlerën, do ta hedhin në nje tender, siç bëjnë zakonisht KËTA, dhe, sigurisht, që një oligark do ta marrë për ta bërë, kuptohet, lokal modern, hotel, etj etj,.
Por Çaçi i Bashkisë e tha thjesht. Muze. Bar-lulishtja, pjesë e kujtesës historike të qytetit, do të bëhet, as më shumë e as më pak., por nje Muze arkeologjik modern, nje destinacion turistik i munguar deri më sot.
Çfarë kihet parasysh kur thuhet se godina e Bar Lulishte lidhet me një kujtesë historike dhe komunitare të banorëve të qytetit, në breza e breza të tërë.?


- Është një memorie e qytetit. Ne shekullin XIX, ne kete mjedis dhe afer tij, ndodheshin rezidencat e konsullatave te huaja, italiane, greke, austriake.
-Ne shekullin XX, sidomos gjate viteve ’60-’80, ishte një nga vendet me të dashura dhe te preferuara te qytetareve stë Sarandës dhe mysafirëve që e frekuentonin në çdo stinë qytetin bregdetar.
-Ne keto vite, ky mjedis me kopshtin me pemë ekzotike, percillte tek vizitoret muzikën e kohës nga orkestrat e qytetit dhe orkestrantët që luanin me pasion dhe u bënin shoqëri frekuentuesve të Bar Lulishtes.
- Në mjedisin e jashtëm të Bar Lulishtes, sikur buronte më shumë bukuri, më shumë poezi, me shumë muzike pranë vlerave arkeologjike, historike, shkencore, turistike, shpirterore..
- .-Rane mbreteri, u rrezuan mbreter, u ndryshuan sistemet, rane qeveri, iken dhe erdhen shume pushtetare qendrore dhe vendorë, …por te gjithe u harruan. Asnjë nuk i kujton emrat dhe bemat, fuqine dhe pushtetin e tyre, por Bar Lulishtja jonë mbijetoi si një deshmi kujtese dhe qytetarie. -Pastaj, erdhën kohët e bjerjes së shumë vlerave. Erdhën kohë lakmish të tjera dhe për çudi edhe ditë të flakëve dhe zjarrit që e përfshiu këtë godinë me histori dhe kujtesë komunitare.
- Flakët ishin dëshmi e braktisjes dhe të nje krize identitare që na përfshin mes dalldive, shpesh herë ne shqiptarëve. Diku ne nje ese Kadare shkruan se …”shkatërrimi i pyjeve në Shqipëri, prishja e bregdeteve, e ekoklimës s’është më pak dramatik se një sulm barbar, me të vetmin ndryshim se s’vjen nga barbarët, por nga vetë ne…”
- Vendimi i duhur per Bar Lulishten tingëllon si një refuzim ndaj zhdukje së kujtesës kolektive. Mbetet të shihet tani sesi do të sendërtohet në praktikë një Muze i ri në Sarandë, në qytetin që është ngritur mbi rrënojat e një qyterimi antik siç është ai i Onhezmit, të cilat flenë poshtë rrugëve tona, tok me mozaikët, objektet e kultit, shëtitoret dhe agoratë antike, pas harqeve të ylberta të portave të limanit antik të këtij qytetërimi që ende pret të zgjohet edhe më tej në sytë e vendasve dhe padyshim, të vizitorëve.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri