MILANO-ANSA – Kujtimet më të qëndrueshme janë rezultat i një mekanizmi në zhvillim të vazhdueshëm. Kujtesa afatgjatë rregullohet nga një rrjedhë kohëmatësish molekularë që aktivizohen në momente të ndryshme, madje edhe gjatë periudhave të gjata kohore, dhe që vendosin nëse një kujtim do të ruhet përgjithmonë apo do të fshihet.
Rezultatet e gjetura nga studimi i botuar në revistën ”Nature”, në koordinim me universitetin ”Rockefeller” në Nju Jork mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë çrregullimet e kujtesës si ato të shkaktuara nga sëmundja e Alzheimerit.
Për shembull, mund të na lejojë të anashkalojmë zonat e dëmtuara të trurit dhe të drejtojmë kujtimet përmes qarqeve alternative.
Hulumtuesit e udhëhequr nga Priya Rajasethupathy kërkuan t’u përgjigjen pyetjeve themelore se si formohet kujtesa, duke vëzhguar sjelljen e minjve në një sistem realiteti virtual dhe më pas duke studiuar mekanizmat në veprim në trurin e tyre, ndërsa ata formonin kujtime pak a shumë të qëndrueshme.
Të dhënat e mbledhura lejuan identifikimin e tre rregullatorëve kryesorë që veprojnë në zona të ndryshme të trurit.
Informacioni që duhet të mbahet mend fillimisht ruhet në zonën e trurit të quajtur hipokampus, ku aktivizohet kohëmatësi i parë molekular, i quajtur ”Camta 1”.
Pas njëfarë kohe, hyn në funksion kohëmatësi i dytë, Tcf4, i cili lejon ruajtjen e kujtesës dhe së fundmi, kohëmatësi Ash1l konsolidon më tej kujtesën afatgjatë.
Përveç hipokampusit, përfshihen edhe rajone të talamusit, i cili shërben si lidhje midis kujtimeve afatshkurtra dhe afatgjata, dhe korteksit anterior cingulate, shtëpia e kujtesës afatgjatë./(Arian JORGAQI).///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata