Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për gjenocid për shkak të agresionit kundër Ukrainës. ”Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i klasifikojë veprimet e Rusisë si gjenocid”, shkroi ai në Twitter.
”Për më tepër, Rusisë duhet t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, shtoi ai.
Më herët, Zelensky kishte biseduar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.
Presidenti rus Vladimir Putin akuzon vendin fqinj për kryerjen e një krimi masiv rusëve në Ukrainën Lindore, pavarësisht mungesës së provave. “E ashtuquajtura bota e qytetëruar preferon të injorojë gjenocidin e kryer nga Kievi në Donbass”, kishte thënë ai së fundmi.
”Katër milionë njerëz u preken”, tha ai. Zelensky gjithashtu po përgatit ukrainasti për beteja te gjata kundër trupave ruse. “Ne do të luftojmë për aq kohë sa të duhet për të çliruar vendin. Armiku nuk ka asnjë shans në këtë luftë popullore”, thekson ai///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.